11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Renditja e FIFA: Përparojnë Shqipëria dhe Kosova

FIFA, organi më i lartë i futbollit në botë, ka publikuar renditjen më të fundit të kombëtareve, atë të datës 26 tetor 2023. Në bazë të saj, Shqipëria dhe Kosova, pas ecurisë së mirë në dritaren e fundit ndërkombëtare, kanë forcuar pozitat e tyre duke u renditur në vende më të mira nga sa ishin në renditjen e mëparshme.

Shqipëria, e cila kryeson grupin e saj në kualifikueset e Euro 2024 dhe pasi mundi Çekinë 3-0, dhe Bullgarinë 2-0 në miqësore, tashmë e shikon veten në vendin e 59 në renditjen e përgjithshme.

Më herët, kuqezinjtë ishin në vendin e 62, falë paraqitjeve të mira në barazimin 1-1 në Ceki dhe fitoren 2-0 me Poloninë në Tiranë.

Përsa i përketë renditjes së UEFA-s, Shqipëria mban vendin e 29 tashmë nga 55 federatat anëtare të organit drejtues të futbollit në Evropë.

Përparim ka bërë edhe Kombëtarja e Kosovës përsa i përketë renditjes. Dardanët kanë shkuar nga vendi i 111 në atë të 105. Kjo e ndikuar nga fitorja 0-3 në transfertën e Andorrës për kualifikueset e Euro 2024.

Kujtojmë se Kosova kishte arritur në vendin e 109 më herët, para se të zbriste në atë të 111 pas paraqitjeve zhgënjyese në dritaren ndërkombëtare të shtatorit ku erdhi humbja 2-0 me Rumaninë dhe barazimi 2-2 me Zvicrën në Prishtinë.

Ndërsa, në lidhje me renditjen e vendeve të UEFA-s, Kosova gjendet në vendin e 43 nga 55 federatat anëtare.

Në bazë të renditjes së FIFA-s, Argjentina qëndron përsëri në krye të saj. Kampionët në fuqi të Botës ndiqen nga Franca, Brazili, Anglia dhe Belgjika. Një renditje e cila nuk ka pasur ndryshim nga hera e fundit, ajo e datës 21 shtator 2023.

Portugalia ka bërë përparim duke u ngjitur në vendin e gjashtë, vend të cilin më herët e mbante Kroacia. Me kroatët tashmë që e shohin veten në vendin e 10.

Holanda e ka ruajtur të pandryshuar pozitën e saj në vendin e shtatë. Spanja është ngjitur në vendin e tetë nga pozicioni i 10 që ishte më herët. Ndërsa, Italia qëndron në vendin e nëntë, duke mos pasur asnjë ndryshim.

Pritësit e Euro 2024, Gjermania, kanë zbritur edhe më tej në renditje, duke qenë tashmë në vendin e 16 në Botë.

San Mrino vijon të jetë kombëtarja më e dobët në renditjen e FIFA-s, duke qëndruar në vendin e fundit ose atë të 207-të.

Renditja e radhës e FIFA-s pritet të zbulohet pas një muaji, kur të luhen ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit.

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Lajmet e Fundit