5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Rexhepi: Qeveria e përkushtuar për fuqizimin e gruas kosovare

Në Prizren zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar takim me gratë nga të gjitha komunitetet.

Ajo tha se po punojnë që t’i afirmojmë dhe integrojnë komunitetet në mënyrën më të mirë në shoqërinë kosovare e konkretisht në institucione.

Rexhepi tha se ka luftuar kundër diskriminimit edhe për emancipimin e gruas dhe integrimin e saj në shoqërinë kosovare.

“Ehe përmes politikës qeveria po tenton që t’i jep më shumë përkrahje gruas, që të jenë një zë i fuqishëm në institucionet e vendit”, tha Rexhepi, e cila gjithashtu tha se po bëjnë përpjekjeje që t’i punësojmë sa më shumë gratë neper institucione publike.

Tutje Rexhepi theksoi se qeveria është e fokusuar në fuqizimin dhe zhvillimin rural të gruas.rtklive.com

Më Shumë

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më...

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Lajmet e Fundit