12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Rikthehen aty ku ishin një vit më parë, Guardiola kërkon rinovimin e Raheem Sterling

Trajneri i liderëve të Premier League dhe kampionëve në fuqi të elitës angleze, Pep Guardiola, i ka kërkuar drejtuesve të klubit rinovimin me Raheem Sterling.

Pas paraqitjeve të fundit të sulmuesit anglez, spanjolli mendon se ai mund të jetë shumë i nevojshëm për të ardhmen e klubit.

Muajve të fundit, Guardiola dhe Raheem Sterling kishin një “prishje” të marrëdhënieve.

Sterling në fillim të sezonit e humbi vendin e titullarit, duke mbetur thjesht një zëvendësim i papërdorur për shumicën e takimeve të kampionëve.

Mirëpo, pas lëndimeve të shumta, Guardiola u detyrua që të startojë me Sterling, dhe anglezi e tregoi vlerën e tij.

Ai jo vetëm që shënon dhe asiston, por bën lojë të mirë në mbrojtje, duke i ndihmuar shumë Pep-it në vendosjen e skuadrës.

Përkundër kërkesës, Guardiola e ka bërë të ditur që nuk do të përfshihet në negociatat e mundshme.

Trajneri spanjoll gjithmonë ia ka lënë në dorë klubit dhe agjentëve që të shikojnë punët teknike, por ai e ka bërë të qartë detyrën që ta mbajë Raheem-in në “Etihad”.

Kontrata aktuale e Raheem Sterling përfundon në vitin 2023, dhe City duhet të veprojë shpejt, përndryshe mund ta humbasë futbollistin gjatë verës së këtij viti.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit