Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 20-të në elitën e basketbollit kosovar.

Pas triumfit në Kupë, Sigal Prishtina në kryeqytet e pret skuadrën nga Gjakova, Vëllaznimin.Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve dhe do jetë ndeshje hapëse e kësaj jave.

Kurse, ndeshje tjetër zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës në ‘Mizahir Isma’ nga ora 17:00.

Kujtojmë se nesër (e enjte) takohen Ponte Prizreni – Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli – Peja.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit