23.7 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Rinor Rexhaj, kryetar i Forumit Rinor në Degën e AKR-së në Prizren

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor në këtë qytet. Në prani të 115 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor në Degën e AKR-së në Prizren, është zgjedhur Rinor Rexhaj.

Kryetari i sapozgjedhur Rinor Rexhaj, ka thënë se “shumë njerëz janë bërë pjesë e partive me qëllim të arritjes në pushtet apo qëllimeve klienteliste, por me AKR-në dhe me presidentin Behgjet Pacolli, do t’ia kthejmë dinjitetin vendit”.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe koordinatori nga qendra, Vesel Makolli, i cili ka shpjeguar se në programin e AKR-së është i paraparë një prosperitet ekonomik me një rritje zhvillimore, që, sipas tij, do të mundësojë krijimin e shumë vendeve të reja të punës, arsim dhe shëndetësi cilësore. Ndërsa koordinatori i Forumit Rinor nga qendra, Sami Borovci, ka deklaruar se Aleanca Kosova e Re, fuqinë e saj e bazon te rinia.

Në Kuvend ka folur edhe Valbona Mazreku nga grupi koordinues i AKR-së në Prizren, e cila ka thënë se në krye me Behgjet Pacollin, AKR-ja do të qëndrojë stoike në skenën shumëpartiake të Kosovës, e gatshme dhe e vendosur që të përballet me të gjitha sfidat.
Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të Degës, si dhe kryesinë e forumit të përbërë prej 11 anëtarësh.

Përveç mysafirëve dhe delegatëve, punimet e Kuvendit kishin ardhur që t’i përcillnin edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, koordinatori i Degës së AKR-së në Prizren, Osman Krasniqi, koordinatorët e Forumit Rinor në nivel qendror Sami Borovci dhe Zijadin Geci, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së, Besart Vllahinja, dhe shumë të tjerë.

Më Shumë

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Gratë nga Prizreni po interesohen për kurse profesionale pa pagesë

Në Prizren kurset profesionale dita-ditës po preferohen shumë nga gratë. Një bashkëpunim ndërmjet komunës së Prizrenit dhe komunës së Konjas nga Turqia, ka bërë që...

Lajmet e Fundit