21.9 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Rinovohet hapësira e Administratës Komunale në Prizren

Administrata Komunale në Prizren tanimë ka hapësira tërësisht të rinovuara, në të cilat qytetarët mund të marrin shërbime më efikase dhe punonjësit kanë ambiente më të përshtatshme të punës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, kanë parë nga afër punët e kryera, ku janë rinovuar rreth 500 metër katrorë të kësaj drejtorie.

Haskuka ka thënë se në kuadër të këtij projekti është bërë funksionalizmi i sallës së testimeve, ku do të testohen të gjithë ata që aplikojnë në konkurset e komunës dhe do të mund të vëzhgohen online nga Prishtina përmes sistemit të kamerave.

“Po ashtu, janë funksionalizuar salla e mbledhjeve që do të mund të shfrytëzohet nga drejtoritë e ndryshme për nevojat e tyre, salla e veçantë e auditorëve të jashtëm si dhe është bërë rinovimi i tërësishëm i sallës së punonjësve. Reformat administrative në Komunën e Prizrenit i patëm filluar nga Drejtoria e Financave, ku i patëm hequr xhamat në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve, pastaj në të njëjtën mënyrë vazhduam edhe në Qendrën për Shërbime e Integruara. Tanimë nuk ka asnjë barrierë që e pengon kontaktin e qytetarëve me zyrtarët. Së fundmi, duke i niveluar pagat dhe duke i pajisur zyrat me pajisje të teknologjisë së fundit, jemi munduar që t’i motivojmë sa më shumë punonjësit në mënyrë që të jenë sa më efikas në punë”, ka thënë kryetari Haskuka.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje 38-vjeçaren në Gjonaj të Prizrenit

Nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, një shofer automjeti shkaktoi një aksident me fatalitet në fshatin Gjonaj të Prizrenit të martën. Ai e goditi për...

Shkencëtarët afër vaksinës së re që lufton të gjitha llojet e kancerit, si funksionon?

Vaksina universale stimilon sistemin imunitar për të shkatërruar çdo tumor, duke hapur mundësi të reja në trajtimin e kancerit Shkencëtarët kanë arritur një përparim të...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit