Rivali i Erdoganit premton se do t’i japë fund “autoritarizmit”

Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll.

“Ju do ta rrëzoni administratën autoritare, përmes mjeteve demokratike”, ka thënë kandidati i opozitës, Kemal Këlëçdaroglu, para një turme të madhe.

Ai ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”.

Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Recep Tayyip Erdgoan.“Ne nuk do ta lëmë Republikën e Turqisë në duart e një burri”, ka thënë Këlëçdaroglu, duke iu referuar presidencës ekzekutive të Erdoganit.

Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit.

Marshet në Stamboll, tradicionalisht konsiderohen të rëndësishme në fushatat zgjedhore.

Të dielën, edhe Erdogani pritet të jetë pjesë e një marshi me mbështetësit e tij, në të njëjtin qytet.

Erdogan është duke u përballur me testin më të vështirë zgjedhor në 20 vjetët e fundit, për shkak të krizës ekonomike, si dhe tërmeteve shkatërruese, që janë regjistruar në fund të muajit shkurt, në lindje të shtetit.

Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër para zgjedhjeve, pasi Erdogan e ka akuzuar opozitën për tradhti dhe mbështetje të terrorizmit.

Opozita, në anën tjetër, ka pretenduar se kampi i Erdoganit është duke planifikuar luftë kibernetike për ta diskredituar Këlëçdaroglun, duke përdorur fotografi dhe video të rreme.

Të dyja palët i kanë hedhur poshtë akuzat e njëra-tjetrës./rel

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit