Roma transferon futbollistin e Lille

Roma e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit anësor të Lille-s, Mehmet Zeki Celik.

Bisedimet mes dy klubeve zgjatën tërë muajin qershor, megjithatë tani drejtuesit e klubit italian kanë arritur ta bindin skuadrën e Lille që ta transferojnë Zeki Celik për shumën e 7 milionë eurove.

Gjithashtu në marrëveshjen e palëve, francezët kanë ruajtur 15 për qind të vlerës, në rast se turku shitet në ndonjë klub tjetër në të ardhmen.

Tashmë Roma e ka bërë zyrtare blerjen e 25-vjeçarit, që sezonin e fundit e mbylli në radhët e Lille-s në kampionatin francez.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm. Kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në sukseset e klubit”, ishin fjalët e para të Celik me fanellën e Romës.

Kujtojmë që Celik në sezonin e kaluar me fanellën e Lille kontribuoi me tre gola dhe po aq asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Lille që nga viti 2018, kur u transferua nga skuadra turke, Istanbulspor.

Mbrojtësi anësor gjithashtu numëron edhe 34 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Turqisë, ku ka gjetur rrugën e rrjetës në dy raste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit