Rona Nishliu sjell këngë në gjuhën rome në kujtim të Kujtim Paçakut

Artistja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu, ka publikuar një projekt të ri muzikor në gjuhën rome.

Kënga është lansuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, teksa ka interpretuar një këngë në romanisht bashkë me grupin e Pëllumb Elmazit.

“Mirënjohëse për kulturën rome që gjithmonë ju jep aq shumë kënaqësi dhe rrjedh nga shpirtra të rritur plot vështirës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, solla bashkëpunimin që vjen nga thellësia e zemrës në bashkëpunim me tre artistë romë shqiptarë”, ka shkruar Rona në postim e saj.

Ajo po ashtu në fund tregon se kënga është krijuar në kujtim të shokut të tyre, Kujtim Paçaku.

Ndërkohë,“Kasmangjesa tu Naxhije” është një këngë e vjetër rome e territorit të Shqipërisë, një melos i ndryshëm nga melosi tipik rom i ballkanit.

Regjistrimi i vetëm i kësaj melodie por pa tekst ka qenë në një sekuencë të filmit shqiptar “Tinguj lufte”.

“I falënderohem grupit të Pëllumbit për zemërgjerësinë dhe dashurinë për risjelljen dhe dokumentimin e kësaj kënge shumë të bukur”, ka thënë mes të tjerash Nishliu.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit