Ronaldo është i patransferueshëm

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon ende të jetë e paqartë, derisa spekulimet po vazhdojnë.

Vazhdimisht raportohet se portugez se po mendon të largohet nga Manchester United për shkak të shqetësimeve mbi ambiciet e klubit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Manchester United e konsideron Ronaldon si “të patransferueshëm” për afatin kalimtar të verës, sipas “ESPN”.

Krerët e klubit anglez thuhet se presin që 37-vjeçari të respektojë kontratën.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Në marrëveshjen mes Ronaldos dhe Man Unitedit është i përfshirë edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një tjetër vit. /Gazeta Express/

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit