Ronaldo iu ka treguar shokëve se dëshiron të largohet nga Juventusi

CR7 dëshiron të ndërrojë ambient. Sporting Lisbona duket si një destinacion i mundshëm për portugezin.

Cristiano Ronaldo, sipas Marca, iu ka treguar shokëve të Juventusit se dëshiron të largohet gjatë merkatos së verës, transmeton Gazeta Express.

CR7 ka kontratë edhe 12 muaj me “Zonjën e Vjetër”, por sipas mediave në Itali, Spanjë dhe Portugali, dëshiron të rikthehet te ish-klubi ku nisi gjithçka, Sporting Lisbona.

Ronaldo e mbylli sezonin e tretë me Juven me 36 gola në 44 paraqitje.

 

Në total, gjatë tri sezoneve në Itali, ai ka bërë 133 paraqitje, ka shënuar 101 gola. /Gazeta Express

 

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit