11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Rrahmani konfirmon largimin nga Ballkani

Sulmuesi i njohur Albion Rrahmani e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin nga skuadra e Ballkanit. Sukseset e sulmuesit me klubin nga Suhareka përgjatë dy viteve ishin të mëdha.

22-vjeçari ka falënderuar të gjithë në klub, presidentin Arsim Kabashi, 6trajnerin Ilir Daja, tifozët “Xhebrailat” dhe gjithë trajnerët që ka punuar në të kaluarën.

“Te dashur miq, adhurues të futbollit e ju përkrahës të klubit FC Ballkani. Me anë të këtij njoftimi ju konfirmoj përfundimin e aventurës time 2-vjeçare në klubin e futbollit FC Ballkani. Klub ky që më dha shumë, e më bëri ky që jam sot, si vet ata, kampion. Për dy vite, fituam shumë çka në futbollin vendor e bëmë historinë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rrahmani.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe besimin maksimal ndaj meje, duke filluar nga kryesia, në krye me presidentin Arsim Kabashi, shtabin teknik me trajner, profesorin e nderuar dhe kampion Ilir Daja. Të gjithë bashkëlojtarët e mi që bashkërisht u rritëm e më ndihmuan shumë gjatë këtyre dy viteve, trajnerët e mijë të nderuar në të kaluarën, Nehat Kastrati, Faruk Statovci, Senad Alirifa, Arsim Thaqi. Si dhe pa harruar tifozët më të mirë në vend ‘Xhebrailat’ dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Therandës, shtëpinë time te dytë. Ju premtoj që nuk do ju harroj kurrë, do ju bëjë krenar e do ju kem në zemër dhe do ju përcjellë gjithmonë. Deri në herën tjetër, mirupafshim!”, ka shtuar Rrahmani.

Albion Rrahmani karrierën do ta vazhdojnë në Rumani, te Rapidi i Bukureshtit.

Më Shumë

Thirrje urgjente për ndihmë: Elita Totaj, 12 vjeçe, ka nevojë për trajtim jetik në Turqi

Elita Totaj, vajza 12-vjeçare e familjes Totaj, po përballet me Sindromën Hemolitike Uremike (HUS), një sëmundje e rëndë që ka dëmtuar rëndë veshkat e...

TOP 5 lojtaret e xhiros së parë në Superligën Femrat

Bashkimi e filloi edicionin e ri mbarë duke shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës. Për këtë fitore të rëndësishme kontribuan më së shumti dyshja...

Lajmet e Fundit