34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Rrallë në Bruksel

Enver Hoxha, ministerMinistri i Jashtëm Enver Hoxhaj të mërkurën është gjendur në thumbin e kritikave nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Këta të fundit kanë kritikuar qasjen e Hoxhajt karshi raporteve me Brukselin, aq sa kanë thënë se ai është njeriu në Qeveri, që më së rralli shihet në ndërtesat kryesore të institucioneve të BE-së në Bruksel. Kryetari i Komisionit Albin Kurti, ka shkuar madje edhe më larg, duke thënë se kur është fjala për ministrin e Jashtëm kosovar, Bashkimi Evropian po përdor politika përjashtuese. Fajin për këtë nuk ia ka hedhur vetëm Hoxhajt por edhe mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. “Ju e keni parë që Brukseli ka një lloj përjashtimi për ministrin Enver Hoxhaj.

Ai më shumë shkon nëpër konferenca e organizata tjera ndërkombëtare në Azi e Afrikë, mirëpo në BE thuajse nuk është aq i preferuar pikërisht për shkak se BE-ja nuk na njeh. Duke qenë se pesë shtetet e BE-së nuk e pranojnë pavarësinë, nuk ka konsensus sa i përket statusit tonë, andaj Enver Hoxhaj është njeriu më i rrallë i Qeverisë së Kosovës në Bruksel. Në vend të tij më shumë është kryeministri dhe zv/kryeministrat, mandej ministrja Çitaku e kështu me radhë”, ka thënë Kurti. Por pretendimet e Kurtit i ka hedhur poshtë Ministria e Jashtme, shkruan Tribuna.

Në përgjigjen zyrtare që MPJ i ka dërguar gazetës është thënë se ministri Hoxhaj ka kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Bruksel. Aty është përmendur takimi me Stefan Fylen dhe vizitën që Hoxhaj ka pasur muajin e kaluar në Bruksel. Përpos kësaj, MPJ ka shkruar se pos agjendës së integrimeve në BE, qëllim ka edhe sigurimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë, zyrtarët e kësaj ministrie e kanë vënë në pikëpyetje punën e anëtarëve të Komisionit në raport me politikën e jashtme. “Një pyetje e pashmangshme është se çfarë ka bërë Komisioni për Politikë të Jashtme dhe diplomacia parlamentare në promovimin e agjendës evropiane dhe avancimin e politikës së Jashtme të Kosovës. Pra sa herë ka qëndruar përtej Shqipërisë kryetari i Komisionit dhe anëtarët për qëllime të politikës së Jashtme dhe jopartiake. Duhet theksuar se në këta tre vjetët e fundit, ministri Hoxhaj ka qëndruar 9 herë në Bruksel, 9 herë në Berlin, 7 herë në Londër dhe Paris e shumë qendra të tjera dhe ka komunikime të përditshme me homologë nga bota dhe institucione kyçe evropiane e ndërkombëtare”, ka shkruar zyra e ministrit Hoxhaj në përgjigjen e saj. Për deklaratat e Kurtit lidhur me qasjen ndaj Brukselit, ka folur edhe ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Deputeti i LDK-së është pajtuar me atë që ka thënë Kurti se Hoxhaj është i papranueshëm dhe nuk njihet në Bruksel por hatri atij i ka mbetur te deklaratat e ministrit lidhur me Rezolutën 1244 dhe qëndrimin e tij karshi kësaj çështjeje. “Është tmerruese ta dëgjosh ministrin duke thënë se Rezoluta 12 44 është e vdekur. Ose unë jam çmendur e nuk jam tamam ose është koha për alarm, sepse nëse ministri me aq lehtësi thotë që nuk ekziston Rezoluta 1244, ndërsa ai vetë me shokë të tij e kanë futur në fusnotë e kanë betuar, atëherë jo që duhet me fol po duhet me fol fort”, ka thënë Hyseni.

Më Shumë

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit