2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Rrëfim rrëqethës i Agim Zeqirit, nga Celina:Katër kufoma ishin pa kokë!

Njeriu mund të bindet për kuptimin e lirisë posa hyn në fshatin Celinë dhe sheh
me sy të vet gjithë atë shkatërrim e mjerim që ka lënë lufta…

Shënimet autentike në terren,në vitin 2002, që m’i dha atëbotë Shaqir Hamëz Fazliu, i lindur më 1937, shpalosin tre detaje, e që janë tri drama në vete, e që kanë ndodhur në
fshatin Celinë të Rahovecit.

Vrasja e fëmijës trevjeçar, vrasja e një memeci që nuk mund të thoshte fjalët “Rroftë
Serbia!”, si dhe vrasja e 16 anëtarëve të një shtëpie të familjarit Agim Zeqiri.

Shaqiri, posa e pa nga larg të ecte rrugës Agimin, më tha se është i fortë si guri. I ka humbur 16 anëtarë të familjes, por ia del të mbahet i fortë!

Ç’rrëfen Agim Zeqiri?

“I kam humbur 16 anëtarë të familjes. Më të vegjlit e vrarë, e që janë gjetur më vonë, janë: Vajza Alma, një vit e gjysmë, djali Albani, tre vjeç dhe Blendari nëntë vjeç.

Familjarët e mi janë marrë në orën 15 dhe në afërsi të shtëpisë i kam gjetur 7 kufoma. Katër kanë qenë pa kokë, e tri kufoma ishin nga Krusha e Madhe.

Kur na morën, na ndanë burrat nga gratë. Djemtë mbi 18 vjeç i tubuan në oborrin e shtëpisë. E, kur i pa, djali im tha:

“Bacë, do të na pushkatojnë të gjithëve, a?!”. “Jo”, i thashë, duke u munduar t’i jepja
kurajë. Djemtë m’i morën nga duart… U thashë policëve dhe paramilitarëve, në oborrin tim, se ua jap 5 mijë marka gjermane, veç t’i lirojnë djemtë.
“Cilët djem?”, pyeti polici.

“Të gjithë djemtë m’i lironi!”, i thashë.
“Si t’i lirojmë, kur ne po i kërkojmë pikërisht këta?! Ik!”, ma ktheu ai.

“Nuk shkoj askund pa i liruar të 40 djemtë që i keni tubuar!”, i thashë me
një farë guximi.

Atëherë, polici m’i mori pesë mijë marka dhe i liroi djemtë. Por, nuk ishte fundi i lirisë, sepse drama me vrasjen e njerëzve ende nuk kishte
filluar…

Të gjithë banorët e Celinës mbaheshin të kidnapuar. Diçka do të ndodhte… Na nisën për në Xërxë. Udhëtonim rrugës së hekurudhës në rrethim të plotë. Dhe, teksa ecnim,
nga snajperi u qëllua Can Jangishta dhe vdiq.

Natën e kaluam mbi hekurudhë. Të nesërmen në mëngjes na tubuan në lëndinë nga katër vetë në grup dhe na thanë të shtriheshim mbi tokë.

Drama nisi me vrasjen e të riut, Agim Ramadanit Drama nisi me vrasjen e një djali të ri,
që quhej Agim Ramadani. Djaloshi e mbante përdore nënën e paralizuar. Plaka mbeti e shtrirë, pranë djalit të vrarë, Agimit.

Dhe, vrasje pas vrasje, vazhdoi drama e vrasjeve në fshatin Celinë”, thotë Agimi.

Andaj, tash, kur edhe janë zgjedhjet dhe ky përvjetor ndodhet afër, ndoshta dikush i ka harruar këto tragjedi të popullit shqiptar më 1999! Por, ka edhe njerëz që qajnë çdo ditë për të vrarët…Pra, vitet ikin, por dhembja nuk ka të
ndalur…

https://kosovarja-ks.com/revista/2021/Kosovarja_04_OK.pdf

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit