Rrëmbehet një aktiviste gjermane në Irak

Mewis, e cila po ashtu është shefe e departmentit të kulturës në Institutin Gjerman Goethe në Bagdad, u rrëmbye në orët e mbrëmjes së kaluar pranë zyrës së saj në rrugën Abu Nuwas.

Aktivistja gjermane Hella Mewis është rrëmbyer nga njerëz të armatosur të panjohur në kryeqytetin e Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Një polic irakian, Ahmad Khalaf, për AA tha se Mewis, e cila po ashtu është shefe e departmentit të kulturës në Institutin Gjerman Goethe në Bagdad, u rrëmbye në orët e mbrëmjes së kaluar pranë zyrës së saj në rrugën Abu Nuwas.

Ai tha se ekipet nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Ministria e Brendshme, si dhe policia po kontrollojnë zonën.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin.

Mewis është një aktiviste me detyrat e saj në institutin Goethe, një institut kulturor gjerman që vepron në gjithë botën me të paktën 159 institute në 98 vende. Ajo punon në Qendrën Gjermane të Arteve Tarkib, e cila organizon festivale çdo vit për të mbështetur të rinjtë në Bagdad.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit