20.6 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Rreth 700 projekte kulture në pritje të përgjigjes nga Ministria

Prishtinë, 30 mars – Edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” ka nisur të enjten. Përderisa rrugëtimi i sivjetshëm i këtij festivali do të përmbyllet në fund të muajit të ardhshëm, nga dita e pestë e prillit nis “Chopin Piano Fest”, për t’i hapur rrugë festivalit “ReMusica”.

Pavarësisht agjendës së organizimeve tashmë tradicionale në Kosovë, Ministria e Kulturës ende nuk ka nisur as vlerësimin e projekteve kulturore. Janë rreth 700 aplikacione të pranuara në konkursin që ishte hapur me dy muaj vonesë. Nga 21 korriku deri më 13 mars, MKRS-ja ka pranuar aplikacionet. E mosfillimin e vlerësimit të projekteve ky institucion e arsyeton me konkursin që ka hapur pas atij për projekte kulturore, nëpërmjet të cilit do të angazhohen dy njerëz të jashtëm që do t’i shoqërojnë zyrtarët e MKRS-së në përcaktimin e projekteve që do të përkrahen.

“Do të jetë një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një njohës i fushës. Në konkursin e hapur nuk kanë konkurruar njerëz të këtij profili dhe e kemi shtyrë atë. Deri të martën është zgjatur afati i konkursit”, ka thënë Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi. Sipas tij, vlerësimi i projekteve do të nisë nga fundi i javës që vjen.

Sipas Ligjit të buxhetit të këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 800 aplikacione në konkursin për financim të projekteve artistike e kulturore

Më Shumë

Historia e vrasjes së Auron Thaqit në Prizren, nëna e tij rrëfen krejt ngjarjen mes lotësh

Ka kaluar më shumë se një vit nga vdekja tragjike e Auron Thaçit në Prizren, i cili dyshohet se është therur me një mjet...

Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet...

Lajmet e Fundit