Rruga për në dasëm kthehet në tragjedi, 23 të vdekur nga rrëzimi i autobusit

Të paktën 23 persona gjetën vdekjen duke u mbytur, pasi një autobus që po udhëtonte në Kenia-n qendrore u rrëzua nga një urë, duke përfunduar në një lum.

Guvernatori i Kitui-it, Charity Ngilu, tha se operacioni për gjetjen e trupave do të rifillojë të dielën në mëngjes.

Sipas tij, po bëhet gjithçka për kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

12 persona u shpëtuan, duke përfshirë këtu katër fëmijë. Mbetet e paqartë se sa pasagjerë ndodheshin në autobus.

 

Anëtarët e korit të Kishës Katolike Mwingi kishin qenë duke udhëtuar për dasmën e kolegut të tyre, kur aksidenti ndodhi.

Dëshmitarët thanë se shoferi po përpiqej të kalonte ujërat duke kaluar mbi urë, por forca ishte shumë e fortë, duke e fshirë autobusin nën rrymën e rrjedhës.

Zëvendëspresidenti, William Ruto, ishte ndër ata që shprehu ngushëllimet e tij dhe gjithashtu u kërkoi shoferëve të bënin kujdes në rrugët ku shumë pjesë të Kenias po përjetojnë shi të dendur.

Zyrtarët thanë se ngjarja është nën hetim.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit