13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Rumania përshpejton pensionimin e aeroplanëve luftarakë të prodhuar nga ish-Bashkimi Sovjetik

Anëtari i NATO-s, Rumania ka tërhequr flotën e saj të aeroplanëve luftarakë MiG 21 Lancer për shkak të “shkallës së lartë të aksidenteve” dhe do të përshpejtojë blerjet e planifikuara të aeroplanëve të përdorur F-16 nga Norvegjia.

Masa nuk ka lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, me të cilën Rumania ndan një kufi prej 650 kilometrash.

Rumania do të vazhdojë të shfrytëzojë flotën e aeroplanëve F-16 që bleu nga Portugalia, njoftoi ministria e mbrojtjes. Hapësira ajrore e Rumanisë mbrohet nga forcat aleate si pjesë e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s.

Rumania bleu F-16 nga Portugalia në vitin 2016 për të pensionuar MiG-at e epokës sovjetike. Ministria ka njoftuar se do të përshpejtojë procesin e blerjes së 32 aeroplanëve të tjerë të modelit amerikan nga Norvegjia.

Rrëzimi i fundit i një MiG 21 rumun ndodhi në fillim të muajit mars, kur një pilot humbi jetën pas një përplasje. Shtatë ushtarë që u dërguan në kërkim të rrënojave u vranë në një përplasje të helikopterit.

Rumania, një anëtare e NATO-s që nga viti 2004, planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5 për qind të GJDP-së, tha presidenti Klaus Iohannis. Aktualisht ka 3000 trupa të NATO-s në vend dhe një grup i përhershëm beteje i aleancës do të ngrihet në territorin e tij. /Telegrafi/

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit