Rusët po i quajnë mjetet e tyre të blinduara kanaçe alumini, nga 40 sosh po i humbin çdo ditë

Ministria britanike e Punëve të Jashtme në raportin më të fundit, ka shkruar për gjendjen e ushtrisë ruse.

“Ushtarët rusë që shërbejnë në Ukrainë, sigurisht se janë të frustruar dhe të detyruar të përdorin mjetet e vjetra luftarake që ata po i quajnë kanaçe të aluminit”, thuhet në raportin e britanikëve, transmeton Telegrafi.

“Në mes të tetorit, përballë ofensivës ukrainase, rusët po humbnin mbi 40 automjete të blinduara në ditë, që është afërsisht e barabartë me pajisjet e një batalioni”, shtuan britanikët.

“Javëve të fundit, Rusia ka gjasa të ketë përdorur të paktën 100 tanke shtesë dhe automjete luftarake të këmbësorisë nga rezervat bjelloruse”, është thënë në raportin ditor.

Madje është theksuar se rusëve po kanë vështirësi me blerjen e municioneve për artileri, dhe se po u mungojnë mjetet e duhura për luftën në Ukrainë. /

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit