9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Rusia po përgatitet për një fushatë të madhe rekrutimi me ‘400,000 trupa’ – Zelensky refuzon thirrjet për negociata me Putinin

Mediat ruse po raportojnë se autoritetet po përgatiten të fillojnë një fushatë të madhe rekrutimi ushtarak me qëllim të regjistrimit të “400,000 trupave shtesë”.

Dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po e paraqet fushatën si një përpjekje për personelin vullnetar, profesional dhe jo një mobilizim të ri, të detyrueshëm, përcjell Telegrafi.

Ajo shtoi se autoritetet ruse ka të ngjarë të kenë zgjedhur një gjoja “model vullnetar” për të përmbushur mungesën e personelit të tyre në mënyrë që të minimizojnë mospajtimin e brendshëm.

 

Por Ministria e Mbrojtjes vë në dukje se rindërtimi i fuqisë luftarake të Rusisë do të kërkojë më shumë sesa personel – pasi ajo ka nevojë për më shumë municione dhe pajisje ushtarake sesa ka aktualisht në dispozicion.

Ky lajm vjen në kohën kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar ata që sugjerojnë se ishte koha për një zgjidhje të negociuar me liderin rus Vladimir Putin.

“Ne duhet të heqim qafe iluzionin se kompromisi me të keqen mund t’i japë diçka lirisë dhe armiqtë e demokracisë duhet të humbasin”, ka thënë Zelensky në samitin e dytë të demokracisë të udhëhequr nga SHBA.

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit