2.6 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Kurti nderon me praninë e tij finalen e turneut të futbollit në Gjonaj të Hasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij finalen e turneut tradicional të futbollit të zhvilluar në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, duke dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për sportin vendor dhe rininë hasiane, raporton PrizrenPress.

Pjesëmarrja e Kurtit u mirëprit nga organizatorët dhe banorët e zonës, të cilët e konsideruan si një vlerësim për përkushtimin e komunitetit dhe për rolin e sportit në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe edukimin e brezave të rinj.

“Faleminderit Kryeministër! Pjesëmarrja juaj ishte motivim dhe respekt për sportin dhe të rinjtë!” – thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Finalja e turneut u zhvillua në Gjonaj mes ekipeve Fati Aluplast dhe Rrufeja JR, me rezultat përfundimtar 3:0 në favor të Fati Aluplast, që u shpall edhe kampion i këtij edicioni./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

Lajmet e Fundit