5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Sa janë serioze ‘kërcënimet’ e veteranëve të UÇK-së?

UCK-rreshtEdhe pse disa herë janë “kërcënuar” se do të formojnë parti politike nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë.

“Shantazhet” e vazhdueshme drejt ekzekutivit kosovar janë më tepër “matje e pulsit” sesa pritje për ndonjë veprim konkret të tyre, ka vlerësuar analisti Bexhet Shala.

Ndërsa, i pari i organizatës, Muharrem Xhemajli, tha për Telegrafin se përfoljet e ditëve të fundit se veteranët do të formojnë parti politike janë produkt mediatik.

Ai theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat janë artikuluar tash e katërmbëdhjetë vite do të detyrohen që ta ndryshojnë formën e përfaqësimit të interesave të veteranëve të luftës. “Ne kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës të kalojë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Xhemajli.

Analisti Bexhet Shala, theksoi se nuk është hera e parë që veteranët e UÇK-së dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë interesat e tyre po flasin me këtë gjuhë në raport me institucionet e Kosovës. Shala tha për Telegrafin që formimi i një subjekti politik në këtë kohë nuk është “ide fort e qëlluar”.

“Unë mendoj se veteranët e UÇK-së janë të ndarë në disa parti politike, dhe vota e tyre është e ndarë në disa tabore, shumica e tyre janë në PDK dhe AAK, pjesa tjetër nëpër parti tjera. Formimi i një subjekti politik nuk do t’i grumbullonte automatikisht veteranët e UÇK-së rreth asaj platforme”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Në anën tjetër, dhjetëra veteranë të UÇK-së, nën organizimin e Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë protestuar një ditë më parë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, veteranët dhe përkrahësit e tyre, u munduan hyjnë në Kuvendin e Kosovës, por u tërhoqën pasi kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të takoheshin me të.

Më Shumë

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit