9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Sabri Fejzullahu sjell këngën e re “Kallem”

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Kallem” titullohet kënga e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Kreshnik Avdiu, teksa për orkestrimin është përkujdesur Drinor Zyberaj.

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube, dhe besohet se do të mirëpritet nga fansat e artistit Fejzullahu.

Përkundër viteve dhe karrierës së bujshme profesionale, ai vazhdon të jetë tejet aktiv dhe i angazhuar si në muzikë e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme.

Ai javën e kaluar festoi ditëlindjen e 72-të, me mbi gjysmë shekulli karrierë, ndërsa mbetet shumë i kërkuar gjithandej.

Më Shumë

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit