10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Sali Asllanaj s’ka konflikt interesi

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka marrë vendimin për të mbyllur rastin ndaj kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ishte hetuar për konflikt interesi.

Kjo agjenci ka ardhur në përfundimin se nuk ka prova që dëshmojnë se Asllanaj ka konflikt interesi gjatë ushtrimit të mandatit aktual.

“Mbyllet rasti ndaj Sali Asllanaj, kryetar i Komunës së Suharekës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Në vendim, gjithashtu theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë, kur mund të paraqiten rrethana të reja. Në arsyetimin e këtij vendimi, AKK-ja ka sqaruar se rasti ndaj Asllanajt është hapur pas një informacioni të deponuar në këtë agjenci, nën dyshimin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, “për të cilin ishte pretenduar se ushtron edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)”, porse ai është mbyllur për shkak se ky pretendim nuk qëndron.

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Lajmet e Fundit