1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar të anëtarëve të Sindikatës nga e tërë Kosova.

Në njoftimin për media thuhet se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore organet udhëheqëse të SBASHK-ut kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

“Këtë traditë e ka nisur të dielën e 20 qershorit grupi i parë prej 78 pushuesve, e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më 27 qershor do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve”.

Siç shkruan SBASHK-u, përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut në vitet në vijim.

“Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit do ta përgëzojnë SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale ndaj të përzgjedhurve për këto pushime”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Lajmet e Fundit