11 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

SBASHK-u: Versioni më i mirë është që nga 1 shtatori të kthehen në shkolla klasa e parë, e dytë, e gjashtë dhe e dhjeta

Mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu po deklaron për Express kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari. Ai beson se nga 1 shtatori do të fillojë viti i ri shkollor, pavarësisht gjendjes së rënduar me pandemi.

“Ne shpresojmë që viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe ne do të japim gjithë kontributin tonë, ashtu siç kam premtuar edhe në emër të mësimdhënësve të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se janë duke analizuar atë që është thënë, versioni i kthimit të pjesshëm.

“Nga përvoja që kam në arsim do të jetë më i lehti dhe më i mundshmi, pastaj edhe kthimi i tërësishëm që do të ishte i pavarur në rrethanat dhe kushtet që ndodhemi, dhe versioni i tretë kthimi nga larg i cili është mbajtur me sukses por ka vështirësi të veta”, tha ai.

Ai tha se SBASHK-u do të angazhohet që të ndihmojë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Ne do të ndihmojmë, por siç ia kam bërë me dije edhe kryeministrit edhe ministrit Likaj, do të shohim se a po respektohen masat që duhet ndërmarrë për t’i mbrojtur nxënësit dhe mësimdhënësit dhe personelin tjetër arsimor”, tha ai.

Dhe nëse masat e parapara nuk respektohen, atëherë, sipas tij, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të marrë vendim që një mësim i tillë të mos vazhdojë tutje.

“Mendoj se versioni më i mirë është siç ka thënë MASHT-i kthimi i klasave të para, të dyta, klasës së gjashtë dhe klasës së dhjetë, me arsyetimin se klasa e parë ka nevojë të jetë më afër me mësuesin, me abetaren, dhe më lehtë t’i përvetësojë njohuritë e para në shkollë, klasa e dytë të forcohet në lexim dhe në operacionet matematikore, po ashtu për klasën e gjashtë dhe klasën e dhjetë ku do të kalojnë në një proces tjetër arsimor”, tha ai.

“Ajo që SBASHK-u po e thotë është se përveç se do të fillojmë nga afër duhet të respektohen në përpikëri masat e ndërmarra për vijimin e mësimit”, vlerëson ai.

Më Shumë

27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës...

FSK shënon sot `Ditën e Forcës`

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën e hapur", që do të mbahet me rastin e DITËS...

Lajmet e Fundit