6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Së paku 25 njerëz të vdekur e miliona kafshë të ngordhura nga zjarret në Australi

Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që kanë përfshirë këtë vend tash e sa muaj.

Zyrtarët në shtetin Nju Sauth Uells thanë se 1,588 shtëpi janë djegur dhe 653 të tjera janë shkatërruar.

Rreth 200 janë shkatërruar në Viktorian fqinje dhe mbi 100 në shtete të tjera.

Së paku 25 njerëz kanë vdekur dhe miliona kafshë kanë ngordhur prejse kanë nisur zjarret në muajin shtator, transmeton rel.

Sezoni i zjarreve në Australi është i paparë më herët dhe thuhet të jetë nxitur nga temperaturat rekorde dhe thatësirat e mëdha.

Të hënën, shiu që ka rënë, ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve dhe uljen e temperaturave, por meteorologët kanë paralajmëruar për valë të të nxehtit sërish nga e premtja.

Këshilli i Sigurimeve të Australisë ka vlerësuar se kostoja e dëmeve nga zjarret ka arritur në 700 milionë dollarë australianë, por ka thënë se pret që ajo të rritet ndjeshëm.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin Kanbera është renditur së voni në fund të listës së vendeve me ajër të ndotur në botë.

Më Shumë

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit