8.7 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Së shpejti do të fillojë restaurimi i kullës së patriotit Ramë Bllaca në Suharekë

Së shpejti do të fillojë restaurimi i kullës së patriotit, atdhetarit dhe personalitetit të shquar Ramë Bllaca.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai ka treguar se në fshatin Bllacë të komunës të Suharekës ende është në këmbë shtëpia e personalitetit të njohur shqiptar, Ramë Ballaca.

“Rama Bllaca ishte patriot, intelektual i mirëfilltë, politikan i spikatur si dhe trim i vërtetë i kohës, në kuadër të rrethanave politiko-shoqërore, ekonomike e sociale në të cilën ai jetoi. Ramë Bllaca si deputet në parlamentin e qeverisë së asaj kohe e kuptoi në thellësi, politikën gjenocidiale ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, qëllimet dhe pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet autoktone. Me qëllim të mos lejimit të lëshimit të vatrave shekullore, të shpërnguljes të shqiptarëve dhe pronat e tyre t’i merrte etnikumi sllav, serbë në veçanti, vuri themelet, filloi ndërtimin e kullës së tij në fshatin Bllacë, në vendlindjen e tij ku kishte lindur në vitin 1879. Themelet e kësaj shtëpie “Kullë” nga guri i vendosi në vitin 1936”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se patrioti Ram Bllaca me veprimtarinë e paepur të tij ndaj çështjes kombëtare, pos tjerash ndikoi edhe në vetëdijesimin e shqiptarëve që të ngelin në trojet e të parëve të tyre, në Kosovë. “Pra, lirisht mund të thuhet se Ramë Bllaca ishte një figurë, personalitet eminent i kohës dhe të rrethanave shoqërore-politike të një periudhe të caktuar historike, gjysmës së parë të shek. XX”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

/Epoka e re/

Më Shumë

Bashkimi fiton dominueshëm derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:105 (18:30, 12:29, 16:27, 21:19) në javën e 13-të të Superliga Femrat. Çereku...

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

Lajmet e Fundit