12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Së shpejti fillon ndërtimi i një çerdheje publike në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur të premten në takim ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilja Rexhepi, e cila ka vizituar këtë komunë së bashku me zëvendësministren Fatbardha Emini, zëvendësministrin Reshat Nurboja, si dhe stafin mbështetës të kësaj ministrie.

Me këtë rast, kryetari Haskuka dhe ministrja Rexhepi kanë diskutuar për projekte të ndryshme kryesisht nga investimet kapitale që do të realizohen në bashkëfinancim në mes të Komunës së Prizrenit dhe MAPL-së.

Ndër projektet kryesore në mes të dy institucioneve, kryetari Haskuka ka përmendur atë të Parkut të Biznesit, në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për përmirësimin e infrastrukturës, derisa ka shtuar se së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i një çerdheje të re publike.

Ndërsa ministrja Emilja Rexhepi ka falënderuar kryetarin Haskuka për mikpritje dhe ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit.

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit