10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Së shpejti fillon ndërtimi i QMF në lagjen Arbana në Prizren

Kryeshefi i mjekësisë familjare në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare të re në lagjen Arbana.

Gjithashtu, Berisha ka njoftuar banorët e lagjes Arbana dhe fshatrave  Atmaxhë dhe  Landovicë  se nga data 21 shtator 2020 shërbimet shëndetësore mund ti marrin në QKMF Prizren dhe QMF Jeta e Re.

“Fëmijët e Lagjes Arbana të cilët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt, shërbimin do ta marrin në QMF Jeta e Re. Arsyeja e këtij ndryshimi është se së shpejti do të filloj ndërtimi i objektit të ri të QMF-së Arbanë, nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë  së Komunës së Prizrenit”, ka njoftuar Berisha.

Më Shumë

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit