11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Së shpejti padi kundër Azem Sylës?

azem sylaGjykata Administrative e Soloturnit kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar për vite me radhë sistemin e këtushëm social”. Rasti i tij është drejt përfundimit. “Procedura ka ecur mjaft shumë përpara. Hetimi penal për mashtrim do të përmbyllet në javët në vijim”, ka thënë një zëdhënëse lidhur e rastin.

Në mars të vitit 2012, Prokuroria kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve e Solothurnit. Kallëzimi ka të bëjë me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave”. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”.

Lidhur me këtë konstatim, gjykata në fjalë kishte vërtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës.

Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ai ishte detyruar të braktiste Zvicrën.

Ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, në vitin 2010 qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, përkundër faktit se zyrtarisht ishte i regjistruar se jetonte në Biberist, Kantoni Solothurn i Zvicrës, shkruan gazeta. /albinfo.ch/

Më Shumë

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Lajmet e Fundit