12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Sejdiu-Mustafës: Mos ma përmend emrin kurrë

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, sërish ka reaguar lidhur me deklaratat e Isa Mustafës, kryetarit aktual të LDK-së, se këta të dy, janë takuar dhe kanë biseduar vazhdimisht lidhur me listën e LDK-së që do të marr pjesë në zgjedhjet qendrore.
Sejdiu, në një njoftim shkruan, se Mustafa, asnjëherë nuk ka të drejt t’ia përmend emrin e tij, e aq më pak në rastet kur ai i shmanget të vërtetës, ngase sipas Sejdiut, këta dy të fundit nuk janë takuar për një vit e gjysmë.

“Isa Mustafa nuk ka të drejtët përmend emrin tim duke shmangur të vërtetën se ai asnjëherë që nga fillimi i vitit 2013, pra gati një vit e gjysmë, nuk ka pasur asnjë takim dhe as bisedë me mua. Konteksti dhe nënteksti në të cilin e thotë ai këtë, konstatimishtë i pavërtetë, i pasinqertë dhe manipulues. Edhe me këtë rast, sikur në një paraqitje të mëparshme (të shtunën) ku kam sqaruar qëndrimin tim lidhur me zgjedhjet e 8 qershorit, kam kërkuar që emri im të mos përmendet në kontekste manipuluese, aq më pak për të paracaktuar qëndrimet e mia, që janë shumë të njohura për anëtarësinë e gjerë të LDK-së. Këtë qëndrim ma konfirmon edhe komunikimi masiv gjatë këtyre ditëve me shumë anëtarë të LDK-së, brenda e jashtë Kosovës, komunikim që do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruan Sejdiu.

Ndryshe, të dielën Isa Mustafa, ka theksuar se e ka mirëkuptuar vendimin e ish-Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu për të mos u përfshirë në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë, por ka theksuar se beson në angazhimin e Sejdiut për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Ju e dini tashmë se ne kemi biseduar vazhdimisht me Sejdiu. Edhe dje kam biseduar dhe e kam kuptuar arsyetimin e tij për të mos qenë pjesë e listës për deputetë të LDK-së. Ne ia kemi rezervuar vendin e 4 në listë, sepse në vendin e parë kam qenë unë si kryetar, në të dytin nënkryetari i parë i LDK-së, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar për një grua”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, muaj m ë parë, këshilli i përgjithshëm i LDK-së, me 99 vota pro ka vendosur që për nominimin e Isa Mustafës për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ndërsa, vota e vetme kundër ishte ajo e ish kreut të LDK-së, Fatmir Sejdiut, i cili pati vlerësuar se ka pasur kandidatura tjera edhe më të mira për të nominuar për kryeministër.

Më Shumë

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Krimi familjar, mjeku i Emergjencës në Prizren jep detaje për rastin (VIDEO)

Mjeku i Emergjencës në Prizren, Afrim Jahaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave të krimit familjar sot në këtë qytet. Ai tha...

Lajmet e Fundit