12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Sejdiu nuk përfshihet në listën e LDK-së

FatmirSejdiu-ldkIsh-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu, ka kërkuar nga udhëheqja aktuale e LDK-së që të mos përfshihet në listën për deputetë për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, që do të mbahen më 8 qershor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se e ka kontaktuar Sejdiun, por ai sot ka kërkuar që të mos përfshihet në listën për deputetë, derisa të kthehet nga një udhëtim zyrtar. Mustafa ka thënë se do ta shohim vullnetin e tij, pasi të kthehet nga udhëtimi zyrtar.

“Nëse ka ai vullnet që të përfshihet në listë, ne kemi lënë hapësirë për të, por çdo gjë varet nga vendimet e tij”, ka thënë Mustafa, pasi ka treguar se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, me unanimitet të plotë, pa asnjë votë kundër, e ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Epoka e RE/

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit