8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Seks-bomba e dashuruar në plak

Ricki Noel Lander fillimisht ka qenë një valltare, pastaj ishte shndërruar në manekine dhe në fund e ka provuar fatin edhe në aktrim. Dhe pas këtyre sukseseve, ajo në fund edhe ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Ricki është vetëm 34-vjeçe dhe bukuroshja njihet për rolet e saj në filmin ‘Iron Man’ dhe seritë ‘CSI’, ‘Ugly Betty’ dhe ‘Prison Break’.

Ajo ditë më parë është paraqitur në premierën e filmit të saj të ri ‘Avengers’ dhe me dukjen e saj ka arritur të lë nën hije edhe yllin e këtij filmi Scarlett Johansson.

Por të gjithë ata që çmenden pas saj, kanë mbetur të dëshpëruar, sepse Ricki është e dashuruar marrëzisht në të dashurin e saj Robert Kraft. Dhe kjo vetvetiu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, pra që një femër e bukur të ketë të dashur. Çështja qëndron në atë se i dashuri i saj është më i moshuar se ajo për hiq më pak se 39 vite, ndërsa ajo është më e re se djali i tij më i madh për 16 vite.

Pra kjo është edhe një dëshmi tjetër se dashuria nuk njeh kufij.

Një gjë interesante në lidhje me Robert Kraft-in, është se ai rastësisht është një miliarder. Vlerësohet se ai peshon hiq më pak se katër miliardë dollarë. As mosha e tij dhe as pasuria e madhe, nuk janë një pengesë që çifti i lumtur të kënaqet në dashurinë e tyre tashmë tre vite.

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit