Raportohet në media për një rast unik të trajtuar nga Gjykata e Tiranës, e cila ka dënuar me 4 muaj burg me kusht, një 17-vjeçare që punonte si prostitutë.
Mësohet se minorenia me inicialet M.B, është kapur nga policia duke bërë seks treshe me dy të rritur, me të cilët dyshohet se kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.
Në këmbim të marrëdhënies seksuale vajzës i ishin premtuar 100 euro.
Sakaq, dy abuzuesit, të cilët janë e arrestuar, janë dënuar me 9 muaj burg.
Tre personat në fjalë janë kapur në flagrancë, kur së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe ata janë gjetur të zhveshur lakuriq në vaskë.
Të akuzuarit janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç.
Në tavolinën e hotelit janë gjetur gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve.
Minorenia P.B., ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, sikurse raporton Panorama.
Vajza ka thënë gjatë hetimeve të prokurorisë, se ajo ishte braktisur nga familja.
Për këtë arsye, ajo ka jetuar me të dashurin.
Për të nxjerrë lekë, ajo punonte si prostitutë.
Një pjesë të mirë të këtyre parave, vajza thotë se ia jepte vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët e dinin se aktivitetin që ajo kryente.
Vajza ka thënë se prostitucionin e kishte nisur e influencuar nga shoqet e veta.