7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sekuestrohen 33 mijë litra alkool në Rahovec, dogana flet për dëme mijëra eurosh ndaj shtetit

Orët e para të 8 marsit e kanë gjetur në punë sektorin e hetimeve dhe akcizës të Doganës së Kosovës.

 

Ata kanë marrë indicie nga njësia e inteligjencës së këtij institucioni se në një komunë në jugperëndim të Kosovës është duke u zhvilluar kontrabandë me pije alkoolike.

Ekipet e hetimeve nisen, e caku i tyre është Komuna e Rahovecit, vend i cili njihet për prodhimin e këtyre pijeve.

Rrugës, ekipeve të hetimeve dhe akcizës iu bashku edhe njësiti i antikontrabandës.

Lokacioni ku do të nisë bastisja dhe verifikimi është në rrugën “Kullat Binjake” në Rahovec, prej nga informacionet dërgojnë në atë se disa prodhues janë duke e keqpërdorur licencën e tyre, duke rritur jashtëligjshëm sasinë e prodhimit të pijeve alkoolike.

Inspektimi nis fillimisht në dy shtëpi, ku dyshimet dërgonin në atë se prodhuesit kishin fshehur një sasi të paautorizuar të pijeve alkoolike.

Pas kontrollit, njësitë e doganës vërtetojnë dyshimet e tyre. Të dyshuarit, që në këtë rast janë vëllezër F.V. dhe G.V., po prodhonin raki e verë të kuqe jashtë rregullave ligjore.

Shtëpia trekatëshe, në pronësi të  F.V.,  ishte e mbushur me pije alkoolike pa banderola. Pavarësisht që rahoveciani kishte licencë prodhimi, ai kishte trefishuar prodhimin e tij, duke mos e deklaruar te instancat shtetërorë.

Për këtë ai kishte shpuar katet e shtëpisë, duke vendosur një “tub” që shkonte deri te bodrumi i shtëpisë, i cili bënte bartjen më të lehtë dhe të pavërejtshme të rakisë.

E vetmja sasi legale që u gjet në këtë shtëpi janë bure e shishe alkooli me banderolë që gjendeshin në bodrumin e kësaj shtëpie. Shishet e qelqit të mbushura me alkool këtu posedonin banderola, të cilat lëshohen nga dogana.

Pasi evidentohet alkooli i jashtëligjshëm në shtëpinë e parë, doganierët nisen drejt shtëpisë së dytë, e cila gjendet në të nijetin oborr, por me pronar tjetër. Në fakt, ai është vëllai i F.V., i cili po ashtu po prodhonte raki e verë përtej asaj që kishte deklaruar në shtet.

“Baca Salo” ishte brendi i tij, të cilin pavarësisht që si vit prodhimi ka vitin 2016,  G.V. e kishte pa autorizim prej doganës.

Madje, ky i fundit kishte edhe makinën për vendosjen e ambalazheve.

Rahoveciani theksonte se kishte filluar rregullimin e dokumenteve për ta legalizuar prodhimin e tij dhe është i gatshëm për regjistrim edhe në Doganën e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni, Dogana e Kosovës ka sekuestruar mbi 19 mijë (19,560) litra verë dhe mbi 14 mijë (14,290) litra raki shtëpie.

67 mijë euro, sipas Bekim Shalës, që udhëheq njësitin antikontrabandë, është vlera e dëmit që ia kanë shkaktuar shtetit, nëse llogaritet vetëm sasia që u zu në këtë aksion.

Shala thekson se malli i sekuestruar do të mbikëqyret nga pronari dhe me koordinim me prokurorin do të veprohet me tutje.

Në fund, Dogana e Kosovës ka testuar edhe fortësinë e rakisë, në bazë të se cilës përcaktohet edhe niveli i akcizës, potencialisht niveli i taksave të shmangura

 

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit