21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Selami Sylejmani nga Opoja ia zbardhi fytyrën Kosovës në Kroaci

Më 10 dhe 11 të këtij muaji, në kryeqytetin kroat, u mbajt Kongresi i parë i Diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe perinatologji. Në kë këtë Kongres, si ligjërues i ftuar, Kosovën e përfaqësoi, Selami Sylejmani, i cili gjithnjë e më tepër po e bën krenar trevën e Opojës, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.

“Ligjërata ime u vlerësua shumë lartë nga të pranishmit. U vlerësua si e dobishme për fushën tonë, kudo në botë”, ka thënë shkurt Sylejmani.

Edhe doajeni i diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe obstetrikë, në nivel botëror, Asim Kurjak, i cili ka botuar mbi njëqind libra shkencorë në shumë gjuhë të botës, e ka vlerësuar shumë lart profesionalizmin e doktorit tonë, duke thënë se ligjërata e tij ishte e nivelit botërorë.

“Profesorin, Selami Sylejmanin, e njoh më shumë se 30 vjet dhe, ai na prezantoi këtu një ligjëratë që mund të mbahet në cilindo vend të botës. Me këtë na tregoi se një shtet si Kosova, me çfarë ka kaluar, bëhet shembull edhe për gjinekologet këtu në Kroaci”, ka thënë Kurjak. Vlerësimin e tij e ka komentuar vetë doktor Sylejmani, duke e cilësuar si “shpërblim më të madh që i është bërë ndonjëherë.

Kujtojmë se në këtë Kongres ka referuar edhe, Ramush Bejiqi, mbi anomalitë e lindura të zemrës, punim ky që poashtu është vlerësuar pozitivisht nga organizatoret e Kongresit./Radio Sharri/

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit