10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Selimi me avokat amerikan, Lushtaku me izraelit

Selimi-Lushtaku14Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë angazhuar avokatë me përvojë në Gjykatën e Hagës, ka mësuar “Koha Ditore”.

Selimi pritet të përfaqësohet në gjykim nga avokati amerikan, Gregory Guy Smith, i cili ka mbrojtur Idriz Balajn në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ndërsa Lushtaku do të mbrohet nga Nick Kaufman, nga Izraeli, i cili ka mbrojtur disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë, siç është Kaing Guek Eav, komandant i burgut të kmerëve të kuq në Kamboxhia.

Ata kanë aplikuar për licencim në Odën e Avokatëve të Kosovës. Organet e OAK-së janë duke shqyrtuar aplikimet e tyre.

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, akuzohen për krime lufte, që supozohet se kanë kryer në Likoc në vitin 1998. Ata po ndiqen penalisht nga prokurorë ndërkombëtarë të EULEX-it.

Akuzat kundër tyre janë të rënda, përfshirë torturimin, rrahjen sistematike dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve. Lushtaku akuzohet edhe për vrasje të një civili shqiptar./KD/

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Lajmet e Fundit