Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, mbrëmë ka vizituar klubin e basketbollit për vajzat e reja të KBF ‘Junior”.
Selmanaj u takua me sportistet e talentuara që me shumë pasion dhe përkushtim punojnë çdo ditë për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për t’u zhvilluar si lojtare dhe si individë.
“Takimi me to ishte dëshmi e gjallë se përkushtimi dhe stërvitja e vazhdueshme sjellin fryte të mëdha. Këto vajza janë shembulli më i mirë i shpresës, forcës dhe energjisë së re për Prizrenin tonë. Ato janë e ardhmja e sportit dhe e komunitetit dhe meritojnë hapësira, kushte e mbështetje që të rriten me dinjitet”, tha Selmanj.
Ai shtoi se sporti është shumë më tepër se një lojë – është shkollë disipline, bashkëpunimi dhe vizioni, dhe se me investime të duhura në të rinjtë dhe sportin, Prizreni i nesërm mund të jetë më i drejtë, më i barabartë dhe më i fuqizuar.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren