11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Kurti fton qytetarët e Rahovecit të votojnë kandidatin Ali Dula

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që të votojnë për kryetar të kësaj komune kandidatin e partisë, Ali Dula.

Gjatë një tubimi elektoral në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Kurti theksoi se me udhëheqjen e Vetëvendosjes, Rahoveci do të përfitojë zhvillim ekonomik, përkrahje për bujqësinë, arsim cilësor dhe shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.

“Qeveria jonë ka mbështetur rreth 12 mijë bujq çdo vit, dhe një në çdo dhjetë bujk është pikërisht në Rahovec. Por tani duhet të bëjmë edhe më shumë. Bujqësia është motori i Rahovecit; do të ndërtojmë qendra agro-përpunuese dhe do të forcojmë sektorin”, tha Kurti.

Edhe kandidati për kryetar të Rahovecit nga LVV, Ali Dula, prezantoi vizionin e tij qeverisës, duke u zotuar për përmirësim dhe mirëqenie për të gjithë banorët e komunës.

“Ne duhet të investojmë në infrastrukturën arsimore, dhe unë premtoj se këto do të realizohen, sepse vetëm së bashku mund të zhvillojmë komunën. Nga respekti për bujqit, tek agroturizmi, zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shërbime cilësore në shëndetësi dhe hapësira të gjelbra, ky është vizioni ynë për Rahovecin”, deklaroi Ali Dula, kandidat për kryetar të Rahovecit nga LVV.

Programi qeverisës i Ali Dulas parasheh zhvillim të barabartë në të gjitha fshatrat e komunës, investime në infrastrukturë, përkrahje për bujqësinë dhe rikthimin e dinjitetit në çdo cep të Rahovecit.

 

 

 

 

Më Shumë

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të...

Lajmet e Fundit