Totaj në Ortakoll: Investime e siguri për secilën lagje të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për mandatin e dytë, Shaqir Totaj, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Totaj theksoi se Prizreni gjithmonë ka ditur të dallojë njerëzit e punës e të rezultateve nga ata që merren vetëm me akuza e fjalë boshe.

Ai shtoi se Prizreni ka qenë gjithmonë shembull i mençurisë politike dhe nuk është mashtruar nga retorikat e zbrazëta.

“Prizreni ka ditur ta bëjë dallimin mes punës dhe fjalëve boshe! E njëjtë do të ndodhë edhe më 12 tetor – qytetarët do të zgjedhin vazhdimësinë e punës, zhvillimit dhe dinjitetit”.

Totaj përmendi edhe projektet e shumta të realizuara gjatë katër viteve të para, duke theksuar se mandati i dytë do të jetë edhe më dinamik dhe transformues për qytetin.

“Kemi punuar me përkushtim në çdo lagje e fshat të Prizrenit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me të njëjtin vullnet. Prizreni është në rrugën e duhur – rrugën e zhvillimit dhe të fitores së 12 tetorit,” përfundoi ai.

Tubimi në Ortakoll u karakterizua nga një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, që me flamuj dhe pankarta shprehën përkrahjen për Shaqir Totajn dhe ekipin e tij për një Prizren edhe më të zhvilluar e modern në mandatin 2025-2029.

.

 

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit