6.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Shala: MKRS-ja do të investojë 2 milion euro në Qendrën Historike të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, mori pjesë në takimin e radhës të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, që u mbajt sot në Komunën e Prizrenit.

Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, FeridAgani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryesuesi i Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, QemajlHasani, dhe përfaqësuestë QRKT-sëngaPrizreni.

Në takimin e Task Forcës u tha se dy vitet e fundit nuk ka pasur ndërtime pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit. Po ashtu drejtuesit e Task Forcës u shprehën se është rritur vetëdija për të ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore të këtij qyteti.

Gjithashtu, u prezantua raporti rreth gjendjes të objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Ministri Shala u shpreh se ky takim i përbashkët i këtij niveli është në funksion të mbrojtjes së Qendrës Historike të Prizrenit në përputhje me ligjin dhe detyrimet që i ka gjithsecili.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se Plani për Menaxhimin e Qendrës Historike është duke u hartuar, dhe pasi të finalizohet ai krijon kushte të reja për të ruajtur këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore nga degradimet.

Ministri, ndër të tjera shtoi, se ky plan krijon kushte për projeksione dhe punë korrekte për investime në vitet e ardhshme, në mënyrë që kjo qendër të rikthehet në gjendjen autentike.

Ministri Shala u shpreh se Plani i Menaxhimit krijon mundësi edhe për të zhvilluarnjë projeksion buxhetor, dhe MKRS-ja në periudhën afatmesme do të investojë 2 milion euro në Qendrën Historike të Prizrenit.

Më Shumë

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Behar Brenoli riemërohet drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka riemëruar Behar Brenolin në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi...

Lajmet e Fundit