13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Si meastro të muzikës e njohën të gjithë Bacën Shaqë. Ka pak muzikantë vendorë zhanresh të ndryshme që s’kanë bashkëpunuar me të. U bë emblemë e tingujve shqip. Instrumentisti e muzikanti i njohur ka vdekur të shtunën. Lajmi për këtë është bërë i ditur në orët e vona nga familjarët e tij. Ai ishte 85 vjeç. Prapa la një trashëgimi të pasur instrumentesh që i krijoi vetë. Mbi të gjitha, la dashurinë për muzikën. Shembullin e një artisti të mirëfilltë

Me emrin e tij identifikohej muzika shqipe. U jepte zë edhe instrumenteve të harruara. I promovonte e ua përcillte gjeneratave që vinin pas. Shaqir Hoti ishte aty ku ishte muzika. U bë emblemë e tingujve shqip. Instrumentisti e muzikanti i njohur ka vdekur të shtunën. Lajmi për këtë është bërë i ditur në orët e vona nga familjarët e tij. Ai ishte 85vjeç. Prapa la një trashëgimi të pasur instrumentesh që i krijoi vetë. Mbi të gjitha, la dashurinë për muzikën. Shembullin e një artisti të mirëfilltë.

Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut. Një kohë punoi në fshatin e lindjes, duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në Orkestrën Popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.

Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.

Trashëgimia e Hotit – pasuri kombëtare

Prej se nisi të merrej me muzikë, s’iu nda asaj as në moshë të shtyrë. Inovator në mjeshtërinë e prodhimit të instrumenteve kryesisht frymore, shtëpinë e tij do ta shndërronte në një muze unik të muzikës.

“Në këtë atelie veç një instrument me ma marrë dikush menjëherë e di. Janë një mijë copa, e është vështirë të dallohet kur mungon një, por mua ma vëren syri”, do të thoshte Hoti në një bisedë për KOHËN në nëntorin e vitit 2014, kur shpalosi një tjetër seri instrumentesh krijuara prej tij.

U bë veçmas i njohur për riprodhimin e okarinës, instrumentin neolitik të gjetur në Runik, e që bashkë me 1243 artefakte vazhdon të mbahet në Serbi.

Si meastro të muzikës e njohën të gjithë Bacën Shaqë. Ka pak muzikantë vendorë zhanresh të ndryshme që s’kanë bashkëpunuar me të.

“Një pasuri kombëtare, një vlerë e madhe e kombit iku në botën tjetër. Na la shumë gjëra të bukura si trashëgimi, shumë krijime dhe pasuri muzikore që nuk maten me asgjë”, ka shkruar të shtunën vonë kompozitori Florent Boshnjaku. Ka thënë se ndikimi i tij është shumë i madh edhe te muzikantë të gjeneratës shumë më të re sesa Hoti.

“Bacë, për shkakun tënd u dashurova më shumë në folklor, në fyell dhe çdo gjë të bukur që na dhurove. Jam krenar dhe i lumtur që bashkëpunuam në shumë projekte”, ka shkruar Boshnjaku, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve.

Ngushëllime ka shprehur edhe balerini e klarinetisti Sinan Kajtazi.

“Trashëgimia që na e la baci Shaqë duhet ruajtur e kultivuar si thesar kulturor. Shpirti i tij i mirë, pushoftë në paqe!”, ka shkruar Kajtazi.

Humbje për artin shqiptar e ka cilësuar vdekjen e Hotit këngëtari Hysni Klinaku.

“Flautist, kompozitor, instrumentist i të gjitha instrumenteve popullore shqipe e në veçanti instrumenteve frymore, okarinë, fyell, kavall e të tjera. Këto të fundit edhe i punonte në punëtorinë e tij ku e kalonte shumicën e kohës. Iku duke na lënë një thesar me këngë e instrumente të shquara të etnosit tonë e mbi të gjitha fjalën e urtë që s’do ta harrojmë kurrë! Lamtumirë baca Shaqë”, ka shkruar Klinaku.

Enciklopedisti i folklorit tonë burimor

Këngëtari e kompozitori Ilir Shaqiri ka shpalosur një biografi e kujtime. E ka njohur mirë bacën Shaqë.

“Është ndarë nga jeta enciklopedisti i folklorit tonë burimor, Shaqir Hoti. U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, më 14 qershor 1936. Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall”, ka shkruar Shaqiri. Sipas tij, kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës do ta përcillte tërë jetën.

“Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër. Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij”, ka shkruar Shaqiri.

Sipas Shaqirit, maestro Hoti, i lidhur fort me vendlindjen, mblodhi lëndën e parë “nga dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore”.

“Në fushën e folklorit kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë”, ka thënë Shaqiri.

Ka bërë thirrje që trashëgimia e Hotit të ruhet. Ka kujtuar se një kërkesë e tillë është shtruar edhe para një dekade.

“Për këtë mjeshtëri e artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vjetësh), që do të emërtohej ‘Oda e Shaqës’, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij”, ka thënë Shaqiri.

Shaqir Hoti me veprën e tij mbetet njëri nga asetet më të mëdha të cilin e posedon kultura shqiptare. Pos si interpretues, punues dhe hulumtues i veglave burimore me frymë, qe krijues e transkriptues i më shumë se 300 këngëve e melodive.

Pas përfundimit të shkollimit të mesëm në Shkollën e Muzikës në Prizren (1961-1965) vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Vitet e tij si student lidhen edhe me periudhën kur zhvillimi i kulturës muzikore në Kosovë merr një mori hovesh sa i përket themelimit të institucioneve edukativo-arsimore, por edhe atyre performuese, pjesë e të cilave shumë shpejt do të bëhej edhe ai. Në vitin 1969, menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale, ai filloi profesionin pedagogjik si mësues i arsimit muzikor në vendin e tij të lindjes.

Moment i rëndësishëm për karrierën e tij do të jetë takimi me kompozitorin e etnomuzikologun Lorenc Antoni (1909-1991), i cili e ftoi Shaqir Hotin t’i bashkëngjitej Orkestrës Popullore të Radio Prishtinës. Nga viti 1967 e deri në vitin 1989 ai do të bëhej pjesë e kësaj orkestre duke interpretuar në instrumentin e flautit dhe në instrumente frymore burimore, si njëri nga interpretuesit më të rëndësishëm të këtij institucioni. Më 1972 në Prishtinë, Hoti themeloi ansamblin folklorik “Azem Bejta”, i cili u shndërrua ndër ansamblet më të njohura në vend.

Në vitin 1984 mori pozicionin e drejtuesit të Orkestrës Popullore të Radio Prishtinës dhe në këtë pozitë do të qëndrojë deri në fund të viteve ‘80. Për veprimtarinë e tij si performues e krijues ai është laureat i shumë çmimeve, duke filluar nga ai i pari për këngën “Ah Hyrije”, të cilin e mori në festivalin ”Akordet e Kosovës”, më pas në po të njëjtin festival u shpërblye me Çmimin e tretë për këngën “Vasha e hënës” më 1978. Nga vitet ’60 deri në të viteve ’90, së bashku me ansamblin e tij e në bashkëpunim me performues të njohur vendorë, realizoi turne koncertale në Evropë e SHBA.

https://www.koha.net/kulture/266192/shaqir-hoti-ndash-emblema-e-muzikes-shqipe/

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit të IHK-së, bëhet e...

Kosovarët ‘zbrazin’ vendin për Shqipërinë, sot u punua me gjashtë sportele shtesë në kufi

Kolona të gjata automjetesh ka patur këtë të shtunë nga Kosova në drejtim të territorit të Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali. Pandemia nuk i pengon qytetarë...

Mbytet një fëmijë 4-vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i...

Prodhoi dhe shiti diploma, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të...

Andy Ruiz rikthehet te fitorja

Andy Ruiz dhe Chris Arreola janë ndeshur mbrëmë në kuadër të kategorisë “Heavyweight”. Ruiz u rikthye te fitorja pas humbjes nga Anthony Joshua për ta...

Avdyli kërkon nga LDK’ja të reagojë për Gërvallen, thotë se ishte zyrtare e tyre kur dha deklaratat për UÇK’në

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po qëndron...

22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra me...

Kosova burimi kryesor i turistëve në Shqipëri

Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë Covid-19 ishte...

Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli. Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

Prizren: Paraburgim ndaj tre të pandehurve për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Vdiq këngëtari i njohur në moshën 51 vjeçare

Ray Reyes, i njohur më shumë si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur fatkeqësisht në moshën 51 vjeçare. Vdekja e tij u njoftua gjatë fundjavës...

Brenda ditës 38 aksidente trafiku

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 38 aksidente trafiku në territorin e Kosovës. Policia ka njoftuar se 16 aksidente janë regjistruar me persona të...

Rrëfime, si u masakruan fshatrat kufitare të Kukësit nga serbët

Është një nga ato raste, gjurmët e së cilës nuk i ka fshirë as koha. Gjithë katundet e krahinës e Lumës ishin nën pushtim nga...

Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar...

Lajmet e Fundit