12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Shaqir Totaj: Jam i pakorruptuar dhe i pa kompromis ndaj korrupsionit

Shaqir Totaj është kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit.

Në një intervistë për Indeksonline, Totaj ka treguar planet, synimet dhe projektin e tij për Prizrenin.

Indeksonline: Z. Totaj pse i keni hyrë politikës dhe pse pikërisht nën siglën e PDK-së po garoni për Kryetar të Prizrenit?

Totaj: Ju faleminderit për pyetjen dhe për mundësinë e kësaj interviste. Ka një sërë motivesh prej atyre personale e deri tek qytetare e intelektuale që më kanë nxitur pikërisht tani ti futem politikës duke garuar për të parin e qytetit të Prizrenit. Ishte më tepër një kombinim i dëshirës time për të kontribuar për qytetin ku jam rritur dhe nevojës së viteve të fundit qëështë krijuar në këtë qytet për tu përfshirë edhe aktivisht në jetën politike.

Shoqëria në Prizren në vitin 2017 kërkon një lidership të aftë që mund ti adresoj suksesshëm kërkesat e reja prej atyre qëjemi mësuar ti dëgjojmë vitet e fundit.Prizreni ka nevojë për një transformim drejt një qendre zhvillimore që konkuron mes Prishtinës dhe Tiranës dhe më gjerë në rajon e Evropë pasi i ka të gjitha këto atribute.

Prizrenit mbi të gjitha i duhet një profil i tillë i udhëheqësit që e ka këtë përvojë dhe besoj që unë si Kryetar i ardhshëm mund ta ofroj dijen time, përvojën e suksesshme profesionale e menaxheriale për gati dy dekada dhe mbi të gjitha vullnetin për punë. Një motiv tjetër është kërkesa që ka ardhur nga jashtë, vecmas e shumë qytetarëve e shoqërisë civile për të marrë rol dhe përgjegjësi të reja në jetën time.

Po ashtu, arsye ishte edhe kërkesa tepër serioze e strukturave drejtuese të degës së PDK-së në Prizren por edhe aktivistëve dhe mbështetësve në terren për ta pranuar këtë përgjegjësi.

Kjo tregon për qasjen proaktive që ka PDK-ja në raport me njerëzit të cilët kanë dëshmuar rezultate dhe suksese konkrete në menaxhimin e institucioneve shtetërore.Oferta e PDK-sëpas diskutimeve me lidershipin e kësaj partie ishte shumë serioze dhe përmbajtësore për mua.Prandaj e kam vlerësuar mundësi reale për hapësirën që mëështë dhënë të garoj. Një hapësirë profesionale e të pavarur që do ta ushtroj edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Indeksonline: Si e shihni konkurrencën dhe betejën me kandidatët e tjerë?Cka mendoni se jeni ndryshe?

Totaj: Nuk është shumë në natyrën time ti komentoj dhe gjykoj të tjerët e aq më pak rivalët e mij politikë në këto zgjedhje. Por megjithatë besoj që qytetarët në Prizren e njohin të kaluarën time dhe karakterin tim të punës dhe të përgjegjësisë. Kam një përvojë të gjatë menaxheriale dhe në udhëheqje të cilat unë besoj që në vitin 2017 kërkohen për ta udhëhequr dhe menaxhuar një qytet si duhet.

Profili im është ndryshe pasi kam rreth 18 vite përvojë në ngritjen, udhëheqjen dhe menaxhimin e Administratës Tatimore në Prizren si përgjegjës për pesë komuna, përreth 6 vite si Kryetar i KB Bashkimi, angazhim të cilin e bëj në mënyrë vullnetare për shkak të pasionit që kam për basketbollin dhe zhvillimin e sportit në këtë qytet.

Për gati 4 vite jam edhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.Përtej kësaj përvoje të konsiderueshme, kam një shkollim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më bursë të Ambasadës Amerikane si dhe i certifikuar si ekspert global për performancë të administratës tatimore nga FMN. Mënyra ime e jetesës, pasioni për qytetin, traditën, modernen, bashkëjetesën, të arriturat dhe problemet e qytetit janë motive të bollshme për ti hyrë garës dhe për ta bërë të mundshëm ndryshimin.

Indeksonline: A mendoni se është barrë e rëndë dhe përgjegjësi e madhe të garoni në emër të një partie si PDK qëështë qe 10 vite në pushtet?

Totaj:Mendoj se është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe ashtu sikurse ju me të drejt e thoni por edhe një sfidë dhe mundësi e madhe.Nisem nga një parim i thjeshtë që vjen nga sporti qëvështirësitë duhen parë cdo herë si mundësi, prandaj me këtë qasje edhe i kam hyrë garës.

Prej gati dy dekada të qeverisjes së qytetit, jemi në një fazë ku nevojat urgjente të një komune pothuajse kanë përfunduar. Tani kërkohet një profil tjetër që mund të qeverisë sëbashku me qytetarët, në cdo lagje dhe çdo shtëpi.

Njerzit kanë nevojë të kenë ujë 24 orë, shërbme shëndetësore të mira dhe të shpejta, hapësira gjelbimi, arsim cilësor, ku kanë çerdhe të mjaftueshme për ti dërguar fëmijët, shfrytëzim të hapësirave të tyre publike, ambiente të pastëra e zhvillim urban të fshatit. Kjo është njëra anë e medaljes për qytetin. Tjetra ka të bëjë me kapacitetet për ta shndërruar Prizrenin në një top destiancion të turizmit në Ballkan.

Kemi një pozicion të jashtëzakonshëm historik e gjeografik.Ajo më duket disi është e fshehur dhe neve si qeverisje na mbetet t’ua zbulojmënjerëzve për ta vizituar. Kyështë një koncept qeverisjese të cilin e kam shumë të qart e qëkryekëput ndërlidhet me zhvillimin ekonomik të Prizrenit.

Indeksonline: Janë shumë të mirëseardhur cdo herë aderimet e reja në parti politike por shpesh edhe përfundojnë sit ë vjetrit. A e keni ju ekipin tuaj që do ta sillni me vete në PDK dhe në politikë në rast se fitoni?

Totaj:Unë besoj fuqishëm që ndryshimet vetëm se kanë filluar dhe do të vazhdojnëedhe në të ardhmen. Vijme një të kaluar profesioniale e një njeriu tëpakorruptuar dhe të pakompromisë kur janë në pyetje dukuritë negative. Do të mbetem ai që jam duke paraqitur një vlerë të re për partinë dhe për qytetin e tërë komunën.

Po hyj me duar të pastra, dhe do të qeverisë me duar të pastra. Po konkurroj si profesionist, dhe do të qeverisë si profesionist. Unë jam njeri që besoj shumë në njerëzit, në profesionistët dhe në ekipin e mirë.

Të gjithë në PDK e kemi të qartë se arrijmë më shumë së bashku se sa kur jemi vetëm.Këtë po e shoh çdo ditë në takimet me qytetarët dhe strukturat. Kam një vullnet për tu përballur me shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit. Jam i gatshëm tu shërbej atyre.

Indeksonline: CIlat janë shtyllat kryesore të programit tuaj në këtë zgjedhje?

Totaj: Sapo të filloj zyrtarisht fushata unë do të filloj ta prezantoj cdo ditëprogramin tim për Prizrenin. E kam shumë të qartë se cilat janë shtyllat kryesore me të cilat unë futem në këtë garë e që ndërlidhen me ato që thashë më lartë, që janë prioritete dhe nevoja që i prek drejtpërdrejt qytetarët. Do ta zgjidhi problemin e furnizimit me ujë 24 orëbrenda mandatit tim, do të punoj më shumë për hapësira të gjelbërta dhe kushte më të mira për zhvillim të turizmit i cili në Prizren është kryesisht turizëm kulturor.

Kujdes të vecantë do ti kushtoj qendrës historike ku Prizreni ka shumë cfarë ti ofroj njerëzve në këtë drejtim.Duke marrë në konsideratë nevojat urgjente për ndërmarrje konkrete të veprimeve në terren respektivisht për të mbeshtetur punët restauruese dhe konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, unë si kryetar i Komunës së Prizrenint për mandatin tim katër vjeçar do t’i kushtoj rëndësi të veçantë mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Prizrenit, e veqanarisht përmisimit të gjendjës në Qendrën Historike të Prizrenit.

Një prioritet tjetër është zhvillimi ekonomik përmres rritjes së investimeve të huaja duke i funksionalizuar raportet me qytetet mike në Evropë prej të cilave Prizreni mund të mësoj shumë.

Po ashtu, rritja e dukshme e cilësisë së shëndetësië primare, të arsimit dhe hapja e më shumë çerdheve në qytet janë vetëm disa nga prioritetet që do të merrem në fillim.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, është arti, kultura dhe sporti.Si një aktivist i sportit dhe njeri që merrem gjatë, e kam të qartë idenë se çka do të bëj si Kryetar i Prizrenit.Ide këto që kam filluar ti shpalos për qytetarët.

Më Shumë

Trajneri i Bashkimit flet para ndeshjes me Trepçën: Askush s’është i pathyeshëm, ne do ta fitojmë trofeun

Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fundit dhe tashmë ka nisur seria finale. Pas një super sezoni, Klubi Basketbollistik, “Bashkimi” dhe “Trepça”, kanë...

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai është shprehur se ata janë këtu gati pesë vjet,...

Lajmet e Fundit