Gjykata e Prizrenit lë në paraburgim Bogdan Mitroviqin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuarit për krime lufte në rrethinën e Suharekës, Bogdan Mitroviq, mëson KALLXO.com.

Mitroviq është paraqitur sot para gjykatës për t’u njohur me akuzat për të cilat është ndaluar nga Policia dy ditë më parë.

Ai dyshohet për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.

Mitroviq, baba i 6 fëmijëve, dyshohet për kryerje të veprave penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, krime të luftës në shkelje të rëndë të Nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës dhe krime të luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar.

Mbajtjen e tij në paraburgim e kishte kërkuar prokurori special Elez Blakaj ndërsa avokati i të pandehurit kishte kërkuar që Mitroviqit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

 

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit