Shaqir Totaj uron Festën e Kurban Bajramit

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit, me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta”, thuhet në urimin e Totajt.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të

Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit