ShBA e gatshme për të goditur përsëri Sirinë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Ky paralajmërim vjen pasi ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca goditën me raketa 3 qytete siriane në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma, rreth një javë më parë.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe tha se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

Rusia u shpreh se ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”./21Media

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit