-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

SHBA-të demantojnë Thaçin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Ky është qëndrimi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, pas deklaratave publike të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka thënë se SHBA-të mbështesin zgjedhjen e tij si president.

Analistët politikë thonë se Thaçi është munduar ta shfrytëzojë vizitën në SHBA kinse e ka mbështetjen e këtyre të fundit për president.

Halil Matoshi, analist politik, ka thënë për “Zërin” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjë shtet demokratik në raport me një demokraci tjetër (siç supozohet të jetë Republika e Kosovës) kurrë nuk përkrahin asnjë kandidat të veçantë. Ata, siç ka thënë ai, e përkrahin demokracinë.

“Pra del se Hashim Thaçi po përpiqet t’i keqpërdorë edhe amerikanët në luftën e tij për pushtet personal, duke e dëmtuar rëndë shtetin kosovar dhe demokracinë e brishtë kosovare”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa analisti tjetër, Imer Mushkolaj, thotë se Hashim Thaçi është përpjekur të keqpërdorë vizitën e tij në SHBA, duke e paraqitur si mbështetje personale në procesin e zgjedhjes president. /Zëri

Më Shumë

Interesim i madh për supersfidën Bashkimi–Peja: Biletat në shitje nesër

Bashkimi njofton tifozët se biletat për ndeshjen ndaj Pejës, në kuadër të Kupës së Kosovës, do të dalin në shitje nesër, e mërkurë, nga...

Ademi zyrtarizohet te Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit ka konfirmuar sot përforcimin më të ri të skuadrës. Mesfushori 24-vjeçar, Vigan Ademi, i është bashkuar ekipit bardhezi pas përvojës së...

Lajmet e Fundit