29.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

SHBA vlerëson rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Jahjaga-Hoyt YeePresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee.

Në takim u biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe përmbushjen e obligimeve të Kosovës karshi bashkësisë ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel për çështjen e drejtësisë është parë si pozitive dhe si një hap drejt vendosjes së ligjit e rendit në pjesën veriore të Kosovës, përmes një sistemi unik të drejtësisë për gjithë vendin, dhe në respektim të ligjeve të Kosovës, por tha se procesi i dialogut duhet të jetë plotësisht i hapur dhe transparent për qytetarët. Ajo tha se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, sepse kjo do të hap rrugën evropiane për të dyja shtetet dhe do të përshpejtojë proceset integruese.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave dhe të përmbyllë MSA-në me BE-në, si një hap i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe perspektivën e të ardhmen e tyre. Ajo e njoftoi zotëri Yee edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me fenomenin e largimit të qytetarëve nga vendi si dhe angazhimin që po bën për të takuar qytetarët dhe për të biseduar me ta për nevojat, brengat si dhe arsyet e largimit të tyre. Presidentja Jahjaga tha se institucionet e vendit tani duhet të bëjnë më shumë në vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit që do të mundësojë edhe hapjen e vendeve të punës por edhe do të ndihmojë perspektivën e qytetarëve.

Jahjaga tha se Kosova po përmbushë obligimet e saj karshi bashkësisë ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, duke e njoftuar zotëri Yee me angazhimin e të gjitha institucioneve në procesin gjithëpërfshirës për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ajo tha se Kosova duhet të përfshihet në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë dhe në veçanti ata të sigurisë, duke theksuar nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n dhe përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe. Presidentja Jahjaga tha se është një moment i rëndësishëm kur duhet të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe e falënderoi qeverinë e SHBA-së për mbështetjen që I ka dhënë Kosovës në këtë proces.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, Hoyt Yee, e përgëzoi Presidenten Jahjaga për lidershipin dhe udhëheqjen e gjithë procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike, që çoi në zgjidhjen e krizës institucionale dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Yee e vlerësoi rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet dy kryeministrave në Bruksel dhe tha se ky proces duhet të vazhdojë, meqë çon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe siguron stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit tha se Kosova tani duhet punoje ne forcimin e sundimit te ligjit dhe të rendit, te thelloje reformat në vend duke punuar ne zhvillimin ekonomik qe ndihmon perspektivë të qartë evropiane për Kosovën.

Më Shumë

Hamami dhe Sahat Kulla në Prizren: Një përzierje unike e arkitekturës dhe historisë

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të...

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pak vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit