6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shefi i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe: Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë

Kreu në largim i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe ka thënë se Ushtria duhet të jetë gati për luftë me Rusinë pas tensioneve të fundit në Evropën Lindore, por ai nuk beson se presidenti Vladimir Putin dëshiron vërtet “luftë të vërtetë” me Perëndimin.

Gjenerali Sir Nick Carter tha se tashmë Rusia është një kërcënim më serioz për Evropën Lindore sesa ishte kur ai erdhi në këtë pozitë tetë vjet më parë.

Ai tha se nuk shpresonte se mund të ketë një luftë fizike me Rusinë, por se NATO duhet të jetë gati.

“Ndoshta Rusia në kontekstin strategjik e konsideron si një luftë të vazhdueshme në të cilën ata do ta aplikonin të gjitha instrumentet për të arritur objektivat e tyre. Por duke bërë kështu, [rusët] nuk duan të shkaktojnë një luftë të vërtetë. Unë mendoj se ata duan të përpiqen dhe të arrijnë objektivin e tyre në mënyra të ndryshme”, tha Carter.

Ai foli pas tensioneve në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë mbi refugjatët e bllokuar në kampe, si dhe shenjat se trupat ruse mund të pozicionohen përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss gjatë fundjavës kishte kërkuar që Putin të ndërhynte “në krizën e prodhuar në kufi”.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Bjellorusinë për vendosjen e emigrantëve në kufi të BE-së, ndërsa Polonia ka kundërshtuar përpjekjet e tyre për të hyrë në vend.

Carter më vonë tha Rusia është në një “lojë hibride ku ju e lidhni dezinformimin me destabilizimin dhe ideja e shtyrjes së emigrantëve drejt kufijve të Bashkimit Evropian është një shembull klasik i asaj lloj gjëje”.

Ndërsa, ish-oficeri i MI6-së, Christopher Steele ka thënë se, beson që Moska është duke menduar që është në luftë me Britaninë e Madhe dhe aleatët e saj. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit